Busquets i shqetësuar: Ky rezultat do të na ndikojë edhe në ‘El Clasico’

Futboll

Busquets i shqetësuar: Ky rezultat do të na ndikojë edhe në ‘El Clasico’

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 06:40
Sergio Busquet

Veterani i skuadrës së Barcelonës, Sergio Busquets ka dhënë disa komente pas barazimit ndaj Inter.

Barazimi ndaj Inter e çon Barcelonën me një këmbë në Europa League. Ky barazim vjen pak ditë para duelit kundër Real Madrid.

Sipas Sergio Busquets, barazimi i sontëm në Camp Nou mund ta lë skuadrën me pasoja për derbin e madh.

“Merituam më shumë sonte, por s’kishim fat”, tha fillimisht spanjolli

“(A do të ndikojë kjo në ‘El Clasico’?) Po, sigurisht që do të ndikojë”, shtoi Busquets. Goli i parë na prishi balancin, ishim të fokusuar por kur ata shënuan, gjithçka u bë rrëmujë”, tha ai.

Barcelona është lidere në La Liga, me pikët e barabarta me Real Madrid. ‘El Clasico’ do të jetë me shumë rëndësi për renditjen tabelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat