Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit e njeh mirë rivalin për garat e kupës përkatësisht Kreispokal, ku ndeshen me ASV Tiefenbroich.
Futbollistët kuqezi janë të përgatitur për sfidën e nesërme dhe synojnë kualifikimin.
Siç bëhet e ditur nga klubit, gjithçka është gati për takimin me ASV Tiefenbroich.
Presidenti i FC Kosova Bujar Neziri, me kryesinë, i kanë bërë të qarta objektivat për këtë garë.
“1/8 e finales në Kreispokal na pret kundër një kundërshtari të njohur për ekipin tonë ASV Tiefenbroich ku sezonin e kaluar ishim në grupin e njëjtë në Kreisliga A.
Ekipi ynë është i përgatitur për këtë ndeshje dhe të frymëzuar të marrim pjesë edhe vitin e ardhshëm në Niederrheinpokal, andaj ekipi do jep 100% për të dal fitues nga kjo ndeshje
ASV Tiefenbroich - FC Kosova Düsseldorf do të luhet të mërkurën me fillim në orën 19:30”, njofton FC Kosova.