Vëllaznimi i Gjakovës sot ka pësuar edhe një goditje të rëndë, disfata e dhjetë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Skuadra me renome nga Gjakova po shembet, nuk ka tjetër shpjegim me këto rezultate në 11 javët e deritashme, vetëm një pikë e fituar.
Phoniex e mposhti me rezultat 2:0 Vëllaznimin. Golat i realizuan Enis Miranaj dh Besmir Fetahu.
Trepça e Mitrovicës sot mposhtet me rezultat 4:2 nga lideri Feronikeli 74, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenasi. Trepça kthehet kokulur nga Drenasi.
Grupi A
Rahoveci - Istogu 0:0
Feronikeli 74 - Trepça 4:2
Liria - Drenasi 2:0
Phoniex - Vëllaznimi 2:0
A&N - Rlindja 1974 nesër 13.00
Tabela
1. Feronikeli 74 11 7 3 1 24
2. Rahoveci 11 6 3 2 21
3. Phoenix 11 6 1 4 19
4. Istogu 11 5 4 2 19
5. Liria 11 5 3 3 18
6. Drenasi 11 5 3 3 18
7. Rilindja 1974 10 2 5 3 11
8. A & N 10 3 1 6 10
9. Trepça 11 2 2 7 8
10. Vëllaznimi 11 0 1 10 1
Në javën e 12-të do të takohen: Vëllaznimi - Feronikeli 74, Drenasi - Phoniex, Trepça - A&N, Rilindja 74 - Rahoveci dhe Istogu - Liria.