Një tjetër kombëtare rrezikon të përjashtohet nga Botërori

Futboll

Një tjetër kombëtare rrezikon të përjashtohet nga Botërori

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:52
Një tjetër kombëtare rrezikon të përjashtohet

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga starti i eventit më të rëndësishëm në botën e futbollit, Botërori që zhvillohet në Katar, një tjetër kombëtare rrezikon pjesëmarrjen edhe pse është e kualifikuar aktualisht. Pas Iranit që është në dyshim për shkak të keqtrajtimit të grave në protestat e fundit që përfshinë vendin pas vdekjes së një vajze 22-vjeçare, tashmë pjesëmarrjen në Botëror e rrezikon edhe Tunizia.

FIFA vëren se në këtë vend ka ndërhyrje të qeverisë në Federatën e Futbollit, madje ka ndjekur me shqetësim të lartë deklaratën e Ministrit të Rinisë dhe Sportit, Kamel Deguiche se do t’i shpërbënte zyrat e federatës. Në këtë formë, FIFA është e gatshme të ndërhyjë dhe të sanksionojë Tunizinë duke e përjashtuar nga Botërori.

Në rast të një vendimi ekstrem, atëherë Tunizia do të zëvendëohej me një tjetër kombëtare nga Kontinenti Afrikan teksa nuk bëhet fjalë për një zëvendësim me Italinë pasi nuk aplikohet rregulli për të marrë kombëtaren e renditur më lart në klasifikimin e FIFA-s.

Në rast se i shpëton përjashtimit, atëherë Tunizia do të startojë rrugëtimin e saj në Botëror më datë 22 nëntor në sfidën ndaj Danimarkës, teksa është shortuar në Grupin D së bashku me Francën dhe Australinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat