Vedat Muriqi shënon dhe asiston, “shemb anijen e nëndetëses së verdhë” 

Futboll

Vedat Muriqi shënon dhe asiston, “shemb anijen e nëndetëses së verdhë” 

Nga: K. Goca Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 20:20
Vedat Muriqi

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka të ndaluar me gola në kampionatin spanjoll.

Muriqi ka shënuar dhe asistuar për fitoren e Mallorca-s, me rezultat 2:0 në konak të Villarealit.

“Anija e nëndetëses së verdhë” nuk i rezistoi Muriqit, që sonte ishin në formë të jashtëzakonshme.

Muriqi shënoi në minutën e 32-t, i cili nga 10-11 metra godet bukur në këndin e majtë.

Në minutën e 76-të, Ndiaye ka realizuar për 0:2 duke iu falënderuar asistimit të Muriqit.

Sulmuesi i Kosovës u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 72-të dhe u zëvendësua në minutën e 88-të. 

Për reprezentuesin e Kosovës është ky goli i tij i shtatë për këtë edicion. 

Villareali është në vend të tetë me 18 pikë dhe ka dy më shumë se Mallorca në të 12-tin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat