Drenica shtang Prishtinën në ‘Fadil Vokrri”

Futboll

Drenica shtang Prishtinën në ‘Fadil Vokrri”

Nga: K. Goca Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:56
Pamje nga ndeshja

Drenica e Skenderajt me mbrojtje të çeliktë kthehet me tre pikë nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra e Drenicës shtang Prishtinën, duke e mundur me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 17-të të elitë së futbollit të Kosovës.

Kryetrajneri Bekim Shotani më Drenicën del më i suksesshëm se Prishtina e Ismet Munishit.

Epilogu u vendos në minutën e 3-të me golin e Veliqit.

Prishtina renditet në vend të katërt me 23 pikë dhe Drenica ngritet e 6-ta me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat