Firmino në negociata për rinovimin e kontratës me Liverpool

Futboll

Firmino në negociata për rinovimin e kontratës me Liverpool

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 16:33
Roberto Firmino

Florian Plettenberg ka dhënë të rejat e fundit lidhur me situatën e Roberto Firmino te skuadra e Liverpool.

Sulmuesi brazilian, Firmino është në negociata për të rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Liverpool.

Sipas Plettenberg, sinjalet për një vazhdim përtej vitit 2023 janë pozitive, por s’ka akoma një hap final në këtë fazë.

Lojtari është i hapur që të firmosë kontratën e tij.

Raportet e Firmino me trajnerin Jurgen Klopp janë ‘perfekte’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat