Bardhi shënon por Maqedonia e Veriut pëson fiasko nga Azerbajxhani

Futboll

Bardhi shënon por Maqedonia e Veriut pëson fiasko nga Azerbajxhani

Nga: K. Goca Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 16:14
Pamje nga ndeshja

Maqedonia e Veriut pëson fiasko me rezultat 1:3 nga Azerbajxhani, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Shkup.

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, do të ketë shumë kokëçarje para ndeshjeve të vitit të ardhshëm

Në minutën e 52-të Maqedonia mbeti me një lojtar më pak, pasi Boban Nikolov mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.

Milevski u përpoq të freskojë mesfushën me ndryshime dhe futi në lojë Ethemin dhe Atanasovin, në vend të Babunskit dhe Nestorovskit.

Por gjithçka është e kotë, sepse Azerbajxhani përfitoi nga një lojtar më shumë në fushë.

Barazuan forcat në fushë në minutën e 75-të pas përjashtimit të Hagverdit, i cili mori karton të kuq direkt pas startit ndaj Ethemit.

Kjo u reflektua menjëherë në fushë, kështu që Maqedonia sulmoi dhe në minutën e 79-të Atanasov me një gjuajtje nga 25 metra e godet traversën. 

Për Maqedoninë e Veriut shënoi Bardhi (25'- nga penalltia) dhe për Azerbajxhanin realizuan Cafarguliyev (38'), Qurbanly (65') dhe Sheydayev (89').

Enis Bardhi dhe Visar Musliu startuan nga minuta e parë dhe Valon Ethemi futet në lojë në minutën e 56-të e Egzon Bejtullai në atë të 77-tën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat