E pabesueshme, çfarë i bën Arabia Saudite Argjentinës së Messit

Futboll

E pabesueshme, çfarë i bën Arabia Saudite Argjentinës së Messit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 nëntor 2022 Në ora: 11:04 Përditësuar në ora: 13:07 më 22.11.2022
Messi

Argjentina shokohet

Argjentina zhgënjen në hapje të Kampionatit Botëror, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Arabia Saudite, në ndeshjen e Grupit C.

Arabia Saudite ka triumfuar me përmbysje, duke shkaktuar senzacion. 

As laiku më i madh nuk ka pritur që Argjentinë të mposhtet nga një Arabi Saudite. 

Lionel Messi me shokë sulmuan deri në fund por nuk arritën që të barazojnë rezultatin.

Në minutën e 10-të, Lionel Messi ka shënuar nga penalltia për 1:0.

Pjesa e dytë fatale për argjentinasin.  

Në minutën e 48-të, mbrojtja e Argjentinës nuk reagon si duhet, ndërsa  Saleh Al Shehri futet në 16-sh dhe me mjeshtri realizon për 1:1. 

Pas pesë minutave (53') Salem Al Daësari  me një lëvizje mashtruese nga rreth 16-17 metra realizon gol të bukur në këndin e epërm të majtë, 1:2

Në minutën e 63-të, Nicolas Tagliafico (Argjentinë) dështoi nga një pozitë ideale, godet drejt këndit të poshtëm të djathtë, por portieri Mohammed Al Owais bën një pritje të shkëlqyeshme.
Arabia ka marrë tre pikë të mëdha në hapje, Argjentina  shokon me humbje.

Me 26 nëntor, Arabia Saudite ndeshet me Poloninë (14.00), ndërsa Argjentina sfidën e radhës takohet me Meksikën (20.00)

Argjentina - Arabia Saudite 1:2

Stadiumi "Lusail Iconic". 
Gjyqtar: S. Vinçiç.
Shënues: Messi (10’ – nga penalltia) - Al Shehri (48'), Salem Al Dawsari (53').
Kartona të verdhë: Al-Malki, Al Boleahi, Al Dawsari, Abdulhamid,Al Owais.
Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero ((Li. Ramirez 59'), Otamendi, Tagliafico (Acuna 71'), de Paul, Paredes (Fernandez 59'), di Maria, Messi, Gomez (Alvarez 59') dhe L. Martinez.

Arabia Saudite: Al-Owais - Abdulhamid, Tambakti, Al-Bulaihi, Al-Shahrani (Al Breik 90+9’) - Kanno, Al-Faraj (Al Abed 45+4' -  Al Amri 88'), Al-Malki - Al-Buraikan (Asiri 89'), S. Al-Dawsari dhe Al-Shehri (Al Ghannam 78').

Argjentina zhgënjen

(E plotësuar) - 88' Arabia po shkakton senzacion.

83' Befasi e madhe.

77" Arabia është afër senzacionit të madh.

73' Angel Di Maria (Argjentinë) kontrollon një pasim thellë brenda zonës dhe e godet topin poshtë drejt mesit të portës, por Mohammed Al Owais parashikon mirë dhe e ndal topin.

70' Argjentina - Arabia 1:2.

66" Arabia në epërsi.

63’ Nicolas Tagliafico (Argjentinë) dështoi nga një pozitë ideale, godet drejt këndit të poshtëm të djathtë, por portieri Mohammed Al Owais bën një pritje të shkëlqyeshme.

60" Argjentina wshtw nw Grupin C me Meksikwn, Polonia dhe Arabia Saudite.

Argjentina - Arabia Saudite 1:2

Stadiumi "Lusail Iconic". 
Gjyqtar: S. Vinçiç.
Shënues: Messi (10’ – nga penalltia) - Al Shehri (48'), Salem Al Dawsari (53').
Kartona të verdhë: Al-Malki, Al Boleahi, Al Dawsari, Abdulhamid,Al Owais.

Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero ((Li. Ramirez 59'), Otamendi, Tagliafico (Acuna 71'), de Paul, Paredes (Fernandez 59'), di Maria, Messi, Gomez (Alvarez 59') dhe L. Martinez.

Arabia Saudite: Al-Owais - Abdulhamid, Tambakti, Al-Bulaihi, Al-Shahrani - Kanno, Al-Faraj (Al Abed 45+4' -  Al Amri 88'), Al-Malki - Al-Buraikan (Asiri 89'), S. Al-Dawsari dhe Al-Shehri (Al Ghannam 78').

56' Argjentina në presion të madh.

53' Salem Al Dawsari me një lëvizje mashtruese nga rreth 16-17 metra realizon gol të bukur në këndin e epërm të majtë.

48' Mbrojtja e Argjentinës nuk reagon si duhet, ndërsa  Saleh Al Shehri futet në 16-sh dhe me mjeshtri realizon për 1:1.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Fundi i pjesës së parë.

42' de Paul gjuan larg mbi portën e Arabisë.

41' Lojë e mirë, Argjentina po sulmon.16' Arabia Saudite kërcënon portën e rivalit. 

33' Argjentina po e kërkon golin e dytë.

28' Lautaro Martinez del i vetmuar dhe e parabollon portierin, por anulohet goli. 

26' Arabia po has në telashe.

23' Mesi gjithnjë i rrezikshëm.13' Argjentina e dominon takimin.

10'  Lionel Messi shënon nga penalltia, 1:0.

5' Nuk ka gola ende.

Argjentina - Arabia Saudite 1:0

Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico, de Paul, Paredes, di Maria, Messi, Gomez dhe L. Martinez.
Arabia Saudite: Al-Owais - Abdulhamid, Tambakti, Al-Bulaihi, Al-Shahrani - Kanno, Al-Faraj, Al-Malki - Al-Buraikan, S. Al-Dawsari dhe Al-Shehri.

Mediet spanjolle: Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës

Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës duke filluar nga 1 janari 2023.

Lajmi është raportuar nga Mundo Deportivo dhe Telemadrid, sipas të cilit Zizou tashmë ka arritur një marrëveshje me Federatën Franceze të Futbollit për të zënë vendin e Didier Deschamps pas Botërorit 2022 në Katar.

Zidane, i cili nuk ka trajnuar që nga maji i vitit 2021 kur përfundoi aventura e tij e dytë në krye të Real Madridit, do të përmbushë kështu ëndrrën e tij, asnjëherë të fshehur, për të udhëhequr Les Bleus, ndërsa Deschamps do të largohet nga pozicioni që mban që nga viti 2012.

Një aventurë që Zidane nuk do ta ndërmarrë i vetëm, por do të shoqërohet nga disa ndihmës të tij në kohën e Real Madridit. Duke filluar nga zëvendësi i tij dhe krahu i djathtë David Bettoni, i cili e zëvendësoi atë në pankinë kur Zizou u prek nga Covid-19. 

Në një intervistë të dhënë për L'Equipe në qershor me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të, Zidane kishte shfaqur objektivin e tij për të trajnuar Francën, një dëshirë e ndarë nga miliona tifozë francezë që e duan atë.

"Shpresoj një ditë të bëhem trajner i Francës. Nuk më takon mua, por dua të mbyll rrethin me kombëtaren - rrëfeu ai -. Sot ka një ekip, me një trajner dhe objektivat e tij. Por nëse paraqitet mundësia, atëherë do të jem atje". Për lumturinë e të gjithëve, ndoshta përveç njërit (Deschamps).

Argjentina - Arabia Saudite

Argjentina debuton sot në Botërorin “Katar 2022” në sfidën përballë Arabisë Sauditë, që që zhvillohet në “Lusail Iconic Stadium”.

Në fushë, që nga minuta e parë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

 Ai luan Botërorin e pestë me shpresën se mund ta fitojë këtë trofe madhor, i vetmi që i mungon palmaresit të tij.

Si sulmues të parë Scaloni ka zgjedhur Lautaro Martinezin e Interit, ndërsa forca të tjerë në fazën sulmuese do të jenë edhe Di Maria e Papu Gomez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat