Sadiku shënon golin e 6 në Spanjë

Futboll

Sadiku shënon golin e 6 në Spanjë

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 13:38
Sadiku shënon golin e 6 në Spanjë

Kupa e Botës ka rrëmbyer gjithë skenën, por futbolli vazhdon të luhet edhe jashtë Katarit. Armando Sadiku ka qenë prezent në fushën e lojës në ndeshjen e sotme kundër Mirandesit.

Këta të fundit kanë fituar me rezultatin 2-1, ndërsa goli i vetëm për Kartagjenën u shënua nga Armando Sadiku.

Sulmuesi shqiptar gjendej në vendin e duhur në zonën kundërshtare dhe i mjaftoi një zgjatje e këmbës për ta shtyrë topin në rrjetë.

Megjithatë kronometri po numëronte minutën e 94-t dhe koha nuk premtonte për një tjetër gol. Sadiku shkon në kuotën e 6 golave në listën e golashënuesve në La Liga 2..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat