Danimarka ndahet baras me Tunizinë 

Futboll

Danimarka ndahet baras me Tunizinë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 nëntor 2022 Në ora: 13:56 Përditësuar në ora: 15:56 më 22.11.2022
Pamje nga ndeshja

Pa fitues

Danimarka dhe Tunizia ndahen në paqe, me rezultat 0:0 në ballafaqimin e parë të Grupit D të Kampionatit Botëror në futboll.

Të dy kombëtaret patën mundësitë e tyre por sulmuesit nuk ishin në ditën e tyre.

Në minutën e 39-të, Aissa Laidouni (Tunizi) godet por topi për disa centimetra larg shtyllës së majtë.

Issam Jebali (Tunizi) në minutën e 43-të pati kohë rast ideal, vetëm me portier por gjuajtja e tij nuk e befasoi portierin Kasper Schmeichel, duke shkuar topi jashtë portës.

Në minutën e 68-të, portieri Aymen Dahmen bën një pritje të shkëlqyeshme! Christian Eriksen (Danimarkë) godet bukur por portieri e shpëton Tunizinë!
Andreas Cornelius (Danimarkë) në minutën e 71-të, ishte i pafat që nuk shënon pasi topi goditi shtyllën!

Në minutën e 90+3 Jesper Lindstrom (Danimarkë) gjuan nga 16-shi por portieri Aymen Dahmen mezi e ndal.

Me 26 nëntor Australia takohet me Tunizinë (11.00) dhe Franca me Danimarkën me 17.00)

Danimarka - Tunizia 0:0
Stadiumi "Education City", Al Rayyan.
Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).
Kartona të verdhë: Kristensen, Jensen.
Danimarka: Schmeichel - Christensen, Kjaer (Jensen 65'), Andersen - Kristensen, Delaney (Damsgaard 45+1'), Höjbjerg, Maehle, Eriksen - Skov Olsen (Lindstrom 65'), Dolberg (Cornelius 65').
Tunizia: Dahmen - Bronn, Meriah, Talbi - Dräger (Kechrida 88'), Skhiri, Laidouni (Sassi 88'), Abdi, Ben Slimane (Sliti 67'), Msakni (Mejbri 80') dhe Jebali (Khenissi 80').

Danimarka dhe Tunizia synojnë pikë

(E plotësuar) - 90+3" Jesper Lindstrom (Danimarkë) gjuan nga 16-shi por portieri Aymen Dahmen e ndal.

88' Ndeshja drejt fundit.

83' Danimarka -  Tunizia 0:0.

78' Jensen ndëshkohet me karton të verdhë.

71' Andreas Cornelius (Danimarkë) është me të vërtetë i pafat që nuk shënon pasi topi goditi shtyllën!

68' Portieri Aymen Dahmen bën një pritje të shkëlqyer! Christian Eriksen (Danimarkë) godet bukur por portieri e shpëton Tunizinë!

65' A do të shkojë baras kjo ndeshje deri në fund?

Danimarka - Tunizia 0:0
Stadiumi "Education City", Al Rayyan.
Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).
Kartona të verdhë: Kristensen, Jensen.

Danimarka: Schmeichel - Christensen, Kjaer (Jensen 65'), Andersen - Kristensen, Delaney (Damsgaard 45+1'), Höjbjerg, Maehle, Eriksen - Skov Olsen (Lindstrom 65'), Dolberg (Cornelius 65').

Tunizia: Dahmen - Bronn, Meriah, Talbi - Dräger (Kechrida 88'), Skhiri, Laidouni (Sassi 88'), Abdi, Ben Slimane (Sliti 67'), Msakni (Mejbri 80') dhe Jebali (Khenissi 80').

60' Sulmuesit nuk po tregohen energjikë.

53' Tunizia po bën presion ndaj Danimarkës.

47' Lojë e mirë.

Përfundon pjesa e parë.

43' Issam Jebali (Tunizi) pati kohë rast ideal, vetëm me portier por gjuajtja e tij nuk e befasoi portierin Kasper Schmeichel.

39' Aissa Laidouni (Tunizi) godet por topi për disa centimetra larg shtyllës së majtë.

38" Nuk ka ndonjw rast konkret deri me tash.

35' Danimarka po tenton, por Tunizia mbrohet.

30' Nuk ka ndonjë rast ideal.

24' Tunizia po shfaqet e rrezikshme. Kartoni i verdhë për Kristensen.

21' Danimarka po tenton me çdo kusht epërsinë.17' Danimarka po has në vështirësi nga loja e Tunizisë.

10' Lojë e fortë.

7' Lojë me ritëm, të dy kombëtaret synojnë golin.

4' Tunizia synon befasinë e radhës pas fitores së Arabisë Saudite me 2:1 ndaj Argjentinës. 

2' Lojë e mirë.

Gjithçka gati për sfidën.

​Danimarkë-Tunizi, formacionet zyrtare

Danimarka do të bëjë paraqitjen e saj të gjashtë në fazat finale të Kupës së Botës pas një fushate pothuajse perfekte kualifikuese, pjesërisht falë një mbrojtjeje që pësoi vetëm tre gola, totali më i ulët i çdo skuadre.

Federata daneze ishte kundër organizimit të turneut në Katar, por trajneri Kasper Hjulmand tha se ekipi i tij tani do të përqendrohet në futboll pasi FIFA i ndaloi ata të stërviteshin me fanella që mbanin mesazhin "Të drejtat e njeriut për të gjithë", raporton KosovaPress.

Danezët sot nga ora 14:00 do të ballafaqohen me Tunizinë në kuadër të grupit D ku bëjnë pjesë edhe Australia dhe kampioni aktual, Franca.

Këto janë formacionet zyrtare:

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Christensen, Delanay, Dolberg, Eriksen, Hojbjerg, Kjaer, Kristensen, Maehle, Olsen.

Tunizia: Dahman, Abdi, Bronn, Drager, Jobali, Laidouni, Meriah, Msakni, Skhiri, Slimane, Talbi.

Danimarka është favorite ndaj Tunizisë 

Danimarka është favorite ndaj Tunizisë, në ndeshjen e parë të Grupit D të Kampionatit Botëror në futboll.

Tunizia synon të befasojë ekipin danez.

Ndeshje që zgjon emocione jo vetëm të danezët dhe tunizianët.

Danimarka - Tunizia

Danimarka: Schmeichel - Christensen, Kjaer, Andersen - Kristensen, Delaney, Höjbjerg, Maehle, Eriksen - Skov Olsen, Dolberg.
Tunizia: Dahmen - Bronn, Meriah, Talbi - Dräger, Skhiri, Laidouni, Abdi, Ben Slimane, Msakni – Jebali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat