Deschamps ka thyer një mallkim që ekzistonte prej vitit 2010

Futboll

Deschamps ka thyer një mallkim që ekzistonte prej vitit 2010

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 14:12
Deschamps ka thyer një mallkim që ekzistonte prej vitit 2010

Një dygolësh i Kylian Mbappe i dhuroi Francës fitoren 2-1 ndaj Danimarkës. Kampionët e Botës në fuqi, numërojnë 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para në grupin D dhe janë kthyer në Kombëtaren e parë që kualifikohet në raundin e 1/8-ve në Katar 2022.

Skuadra e Didier Deschamps ka thyer një mallkim që ekzistonte prej vitit 2010 për kampionët në fuqi, të cilët katër vite më vonë dështonin në grupe. Italia fitoi Kupën e katërt të Botës në Gjermani 2006, por katër vite më vonë mbeti në grup.

E njëjta gjë edhe për Spanjën. Iberikët shijuan në Afrika e Jugut 2010 Botërorin e parë në histori. Në Brazil 2014 shkuan si kampionët në fuqi, por dështuan dhe nuk ia dolën të kalonin fazën e grupeve.

Në Brazil festoi Gjermania e Joachim Low, që katër vite më vonë zhgënjeu totalisht në Rusi 2019 duke mbetur në grup. Franca dominoi dhe fitoi Kupën e Botës në Rusi, ndërkohë që në Katar nuk e pati aspak problem kalimin e grupit dhe avancimin në raundin e 1/8-ve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat