Idrizi: Nuk e merituam humbjen nga Prishtina

Futboll

Idrizi: Nuk e merituam humbjen nga Prishtina

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 15:41
Idrizi

Trajneri i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi ka folur pas humbjes 3-0 nga Prishtina në kuadër të javës së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit morën edhe humbjen e dytë radhazi duke mos mundur assesi të kendellen dhe të largohen nga fundi i tabelës.

Kjo humbje nga Prishtina në shtëpi ka lënë shije të hidhur te “Minatorët” dhe këtë e ka treguar edhe trajneri i tyre pas ndeshjes.

“Faktikisht nuk e merituam humbje, pasi duke u bazuar në pjesën e parë e dominuan ndeshjen dhe krijuam shumë raste deri te penallti që ndryshoi ndeshjen”, ka thënë fillimisht Idrizi.

“Në pjesën e dytë u qasem me mjaft seriozitet, por goli i dyti në demoralizoi disi dhe u ndalem.

“Provuam me dy sulmues, por nuk arritëm t’i thyejmë. Djelmoshat po angazhohem mjaftueshëm, por nuk po arrijmë ta gjejmë golin”.

“Afati i janarit? Duhet të përforcohemi në mesfushë dhe në sulm, pasi në këto pozita po hasim në vështirësi”, përfundoi trajneri i mitrovicasve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat