Në Bangladesh, mijëra në shesh në 5 të mëngjesit për të parë Argjentinën

Futboll

Në Bangladesh, mijëra në shesh në 5 të mëngjesit për të parë Argjentinën

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:08
Në Bangladesh, mijëra në shesh në 5 të mëngjesit për të parë Argjentinën

Argjentina e Lionel Messi ka mbajtur zgjuar mijëra tifozë në Bangladesh.

Sfida vendimtare e Argjentinës ndaj Polonisë, fituar 2-0 nga amerikano-latinët, ka qenë speciale për mijëra fansa bengalezë, që janë mbledhur në një shesh në Dacca.

Për këtë ndeshje ishte vendosur edhe një ekran i madh, por e veçanta ishte se ndeshja u luajt në orën 5 të mëngjesit me orën e Bangladeshit. Gjithsesi, kjo nuk i ka menguar këta tifozë të mbushin sheshin, ku nuk kishte asnjë hapësirë bosh.

Në këtë vend e dashurojnë Argjentinën, që e shohin si një aleat, që në vitin 1986 e ka “adoptuar” në një betejë të përbashkët, ndaj Anglisë.

Foto e mijëra tifozëve bengalesë në shesh po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat