Rekordi i pabesueshëm i Griezmannit që ka arritur me Francën

Futboll

Rekordi i pabesueshëm i Griezmannit që ka arritur me Francën

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 13:09
Rekordi i pabesueshëm i Griezmannit që ka arritur me Francën

Franca është një nga shtetet që mund t’i ketë tre apo katër ekipe përfaqësuese, për faktin se ka aq shumë futbollistë të mirë që luajnë në klube të njohura evropiane.

Kjo ka bërë që shumë yje të mbesin jashtë listës së trajnerit Didier Deschamps për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Por njëri nga futbollistët më të rëndësishëm në epokën e Deschamps padyshim që është Antoine Griezmann, një futbollist që gjithmonë është pjesë e formacionit bazë.

31-vjeçari ka arritur të paraqitet për Francën në 70 ndeshje radhazi dhe nuk mungon në asnjë sfidë që nga 31 gushti i vitit 2018.

“Rekordi paraprak ishte i Patrick Vieiras në 44 ndeshje radhazi. Kur unë arrita të 40 ndeshje radhazi nisa t’i lutem trajnerit që të më përdorte”.

“Prandaj, sa herë që jam në fushë, përpiqem të jap gjithçka për trajnerin. Pa të nuk do të ishte ky rekord”, deklaroi Griezmann.

Ylli i Atletico Madrid është një nga futbollistët me më së shumti paraqitje me Francën pasi deri më tani është paraqitur në 113 ndeshje dhe ka para vetës vetëm emrat si Lilian Thuram, Hugo Lloris, Thierry Henry, Olivier Giroud e Marcel Desailly.

“Trajnerit Deschamps i detyrohem gjithçka që kam arritur në këtë kombëtare. Unë jap gjithçka për Francën, për fanellën, por edhe për të dhe përpiqem të bëj gjithçka që ai të vazhdojë të më besojë. Çdo ndeshje, çdo veprim, është si një “faleminderit” që i dërgoj Deshampit. Unë dua që ai të jetë krenar për numrin e tij shtatë”, tha Griezmann.

Në 113 ndeshje sa ka luajtur për Francën, Griezmann ka shënuar 42 gola dhe ka asistuar në 34 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat