Pse është i veçantë Xherdan Shaqiri? Media e njohur zvicerane ka disa fjalë

Futboll

Pse është i veçantë Xherdan Shaqiri? Media e njohur zvicerane ka disa fjalë

Nga: K. Goca Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:17
Shaqiri, Messi e Ronaldo

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, është vlerësuar prej më të mirëve.

Ai është vlerësuar me notën e përgjithshme 5 nga mediumi i njohur zviceran "Blick".

Shaqiri ka zhvilluar tre ndeshje përveç me Brazilin që ka munguar për shkak të një shqetësimit të vogël.

Shaqiri është futur në histori, duke shënuar rresht në tre kampionate botërore. 

Bëhet lojtari i tretë që shënon në tre botërore, bashkë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.  

“Në fund, njeriu thjesht jep numrat: shënon golin e tij të 5-të në Kupën e Botës kundër Serbisë, ka shënuar në pesë turnetë e fundit të mëdhenj”, shkruan “Blick”.

Ka shënuar në tre kampionate botërore dhe dy evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat