Reagon Kombëtarja e Anglisë: Zemërthyer, nuk ishte e shkruar

Futboll

Reagon Kombëtarja e Anglisë: Zemërthyer, nuk ishte e shkruar

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 22:51
Reagon Kombëtarja e Anglisë: Zemërthyer, nuk ishte e shkruar

Humbja kundër Francës me shifrat 2:1 në çerekfinale i kushtoi Kombëtares së Anglisë me eliminim nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.

Kampioni aktual botëror ia shoi ëndrrën “Tre Luanëve” për triumf në këtë Botëror, ëndërr kjo që nga tifozë të shumtë pritet të realizohej.

Kishin filluar thirrjet dhe këngët “Po vjen në shtëpi, po vjen në shtëpi”, ku tifozët anglezë besonin tej mase se kombëtarja e tyre do ta fitonte ngjarjen më të madhe në botën e futbollit.

Por, fati nuk ishte në anën e tyre pasi që me humbjen e sotme kundër Francës, Anglia përshëndetet nga Kupa e Botës.

Pas humbjes, në faqen zyrtare ka reaguar edhe Kombëtarja e Anglisë, e cila ndër të tjera ka falënderuar tifozët për përkrahjen e vazhdueshme në Katar.

“Zemërthyer. Ne dëshironim që me çdo kusht kjo të ishte koha jonë, por nuk ishte e shkruar. Faleminderit që ishit pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit. Përkrahja juaj në shtëpi (Angli) dhe në Katar ka qenë e mrekullueshme”, shkruante faqja zyrtare e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat