Është Botërori i PSG, por edhe Milan vendos rekord

Futboll

Është Botërori i PSG, por edhe Milan vendos rekord

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 13:35
Është Botërori i PSG, por edhe Milan vendos rekord

Katar 2022 është Botërori i Paris-Saint Germain. Në pritje të aktit të fundit që do të shohë sfidën në finale mes Messi dhe Mbappe, apo thënë ndryshe 2/3 të super tredhëmbëshit të skuadrës së Al Khelaifi, klubi parizien dominon klasifikimin special të shënuesve për klube të botërorit të parë të luajtur në dimër.

Nga 5 golave për kokë të Messit dhe Mbappe, ju shtohen edhe 2 golat e Neymar që në Katar për sa i përket shënimit të golave arriti legjendën Pele, si dhe goli i Soler në Spanjë-Kosta Rika. Në total janë 13 gola të shënuar nga lojtarët e PSG në Katar, një dominim totral në krahasim me skuadrat që ndjekin Barcelonën, që ka shënuar 8 gola, 2 nga Ferran Torres, 2 nga Lewandowski, dhe nga një nga Gavi, Christensen, De Jong e Depay, dhe po 8 nga Manchester City, me 4 gola të Julian Alvarez dhe nga një për kokë për Gundogan, Grealish, Foden dhe Akanji.

Asnjë klub nuk ka lënë shenjë në këtë Botëror si kampionët e Francës,, po pas 3 superfuqive që udhëheqin klasifikimin vendoset Milani i Stefano Piolit. me 7 gola të shënuar, (Giroud 4, Leao 2 dhe Theo Hernandez 1) vendos një rekord historik duke qenë se kurrë më parë nuk ishin shënuar kaq gola nga lojtarët kuqezinj në një Botëror.

Gjithsesi mbetet ende larg rekordi i Interit në 2002, kur Ronaldo fenomeni i vetëm bëri 8 gola, por goli i Theos kundër Marokut ishte i katërti gol milanist në një gjysëmfinale Botërore, pas atyre të Schnellinger dhe Rivera në 1970, dhe golit të Kluivert në 98-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat