Mediat kroate përmendin dy shqiptarë, thumbojnë Dragan Stojkoviqin! Serbët mllefosen

Futboll

Mediat kroate përmendin dy shqiptarë, thumbojnë Dragan Stojkoviqin! Serbët mllefosen

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:23
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Shumica e mediave kroate i kushtuan rëndësi të veçantë përballjes mes Bjellorusisë dhe Zvicrës, e cila do të zhvillohet me 25 mars të vitit 2023 në Novi Sad. 

Nga ana tjetër, media në Serbi janë të mllefosur me ofensivën e shkrimeve kroate për ndeshjen që do të luhet në Novi Sad dhe që përmendin dy yjet e Kosovës, kapitenin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që përfaqësojnë kombëtaren e Zvicrës.  
Mediat kroate thumbojnë edhe Dragan Stojkoviqin.

“Për shkak të situatës politike në Bjellorusi, do të jetë nikoqir i duelit të xhiros së parë të Grupit I (kualifikueset për Kampionatin Evropian) në stadiumin ‘Karagjorgje’ më 25 mars nga ora 18:00.

Mediat kroate janë të mahnitur se si është e mundur që Zvicra, për shkak të ‘të shkuarës’ nga dueli me Serbinë në Kampionatin Botëror, ta luajnë ndeshjen në një terren neutral në Serbi.

“Veçernji list” mban titullin: “Pas përleshjeve dhe mallkimeve të mëdha, zviceranët do të luajnë kundër Bjellorusisë në Serbi të të gjitha vendeve”.

Ata na kujtojnë duelet e stuhishme mes Zvicrës dhe Serbisë në Botërorin e Rusisë dhe Katarit dhe tërheqin vëmendjen me mallkimet e trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkoviq.

“24sata.hr” thotë se “vendimi i UEFA-s është përtej çdo arsyeje”, duke tërhequr vëmendjen se politika do të dalë sërish në plan të parë, aq më tepër që në kombëtaren e Zvicrës janë shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilën kanë lindur në Kosovë.

“Tportal” shkruan se vendimi i UEFA-s është i pamenduar dhe i çuditshëm dhe se ndeshja në Serbi duhet të anulohet sa më parë.

Fjala vjen, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Kosova, Andorra, Izraeli dhe Rumania”, shkarravit mes të tjera pamfleti serb “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat