Ferizaj i ka gjërat e qarta për stinorin pranveror, sigurimin e ekzistencës në elitën e futbollit të Kosovës. Ferizajasit janë përforcuar me futbollistin me përvojë, Jasmin Meçinoviq.
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e njohur nga Maqedonia e Veriut, Jasmin Meçinoviq.
Meçinoviq vjen në Ferizaj pas një përvoje në klube të ndryshme të rajonit, ku çdo herë është karakterizuar me lidershipin e treguar në vijën e fundit.
Mbrojtësi Meçinoviq, në të kaluarën ka luajtur në Sogndal IL, të Norvegjisë, Banats të Armenisë dhe në disa klube në Azi. Në rajon kryesisht është paraqitur nëpër ekipet e shteteve si Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.
Me një fizikus të mirë, ai e ka vizionin, pozicionimin dhe organizimin e reparteve, duke qenë njëherit njëra ndër karakteristikat kryesore që e kanë dalluar qendërmbrojtësin tonë të ri.
Me Jasmin Meçinoviqin, FC Ferizaj e forcon kështu repartin e mbrojtjes, duke shtuar kualitetin dhe përvojën, që do jetë shumë e nevojshme në sezonin pranverore”, njofton FC Ferizaj.