Interi klubi me më shumë borxhe, ndiqet nga Lazio

Futboll

Interi klubi me më shumë borxhe, ndiqet nga Lazio

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 16:02
Interi klubi me më shumë borxhe, ndiqet nga Lazio

Seria A duhet të merret me autoritetet tatimore pas pezullimit për shkak të emergjencës Covid.

Siç kujtohet nga Calcio e Finanza, sot është caktuar afati i pagesës së tatimeve, që ka të bëjë me pagesën e tre kësteve të para.

Projektligji përmban “Buxhetin e Shtetit për vitin financiar 2023 dhe buxhetin shumëvjeçar për periudhën trevjeçare 2023-2025”, miratuar nga Dhoma e Deputetëve më 24 dhjetor 2022, përmban në nenin 1, pikat 160 dhe 161, dispozitat për shlyerjen e pagesave të taksave të caktuara, të pezulluara për organizmat e promovimit të sportit dhe shoqatat e klubet sportive profesionale e amatore që kanë vendbanimin tatimor, selinë ose selinë operative në territorin e shtetit dhe veprojnë në kuadër të sportit.

Borxhet e klubeve të futbollit ndaj organeve tatimore variojnë nga 50 milionë për Interin deri në vendin e 10-të që mbahet nga Milani me 10 milionë euro.  Juventusi ka 30 milionë euro borxh, ndërkohë që në vendin e dytë ëqëndron Lazio me 40 milionë euro.

Inter – 50 milionë euro

Lazio – 40 milionë euro

Roma – 38 milionë euro

Juventus – 30 milionë euro

Napoli – 25 milionë euro

Fiorentina – 15 milionë euro

Milan – 10 milionë euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat