Sot 28 vite më parë, Cantona e sulmoi me goditje karate huliganin e Crystal Palace

Futboll

Sot 28 vite më parë, Cantona e sulmoi me goditje karate huliganin e Crystal Palace

Më: 25 janar 2023 Në ora: 10:33
Cantona duke sulmuar

Futbolli anglez nuk ka dështuar kurrë që të prodhojë ndeshje fantastike ndër vite, por që pjesë e tyre kanë qenë edhe rastet e përleshjeve mes futbollistëve dhe tifozëve.

Njëra nga to ishte edhe goditja e famshme e legjendës së Manchester United, Eric Cantona, i cili sulmoi 28 vite më parë me goditje karate një tifoz të Crystal Palace.

Cantona foli asokohe rreth këtij momenti, duke e cilësuar atë si më të mirin e karrierës së tij.

“Momenti më i mirë i karrierës sime? Kam pasur shumë prej tyre por unë e preferoj atë të cilin unë e sulmova një huligan”, tha Cantona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat