Interi triumfon me përmbysje! Asllani 23 minuta në fushë  

Futboll

Interi triumfon me përmbysje! Asllani 23 minuta në fushë  

Nga: K. G. Më: 28 janar 2023 Në ora: 19:51
Lautaro Martinez

Interi nuk ka lejuar befasi por ka triumfuar me përmbysje me rezultat 2:1 në konak të Cremonese-s. 

Në minutën e 11-të, Okereke kaloi në epërsi Cremonese-n por kjo epërsi nuk e ka dekoncetruar ekipin zikaltër. 

Futbollisti argjentinas, Lautaro Martinez, me dy gola e tij ishte fatal për vendasit. 

Lautaro Martienz ka shënuar në minutën e 21-të dhe të 65-tën.

Reprezentuesi i Shqipërisë. Kristijan Asllani, u fut në lojë në minutën e 67-të dhe i gëzohet fitores së Interit. 

Pas javës së 20-të në Serie A, Interi është në vend të dytë me 40 pikë dhe Cremonese në fund me 8 sosh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat