Një brazilian zëvendësuesi i Skriniar

Futboll

Një brazilian zëvendësuesi i Skriniar

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:51
Skriniar

Milan Skriniar do të largohet nga Interi në fundin e sezonit.

Kapiteni do të transferohet te PSG me parametra zero, ndërkohë që drejtuesit e klubit zikaltër po punojnë për zëvendësuesin e qendërmbrojtësit sllovak.

Një nga të preferuarit është Rodrigo Becao, i cili po luan sezonin e katërt në Serie A me Udinesen. Agjenti i brazilianit është parë në zyrat e Interit gjatë ditës së djeshme.

“Puna nuk ndalet kurrë. Edhe pse merkato e janarit u mbyll, ne vazhdojmë të punojmë në lidhje me të ardhmen. Kemi patur takime me Interin, por edhe me Atalantën”, shkruan në Instagram agjencia që ka prokurën e Becaos.

27-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga Napoli, ndërkohë që përveç tij, në listën e drejtuesve të Interit janë edhe emrat e Merih Demiral (Atalanta), Chris Smalling (Roma) dhe Nikola Milenkovic (Fiorentina).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat