Henry: Unë trajner i SHBA-së? Sigurisht që nuk do të jem gjithmonë zëvendës

Futboll

Henry: Unë trajner i SHBA-së? Sigurisht që nuk do të jem gjithmonë zëvendës

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 17:02
Thierry Henry

Mes kandidatëve për rolin e trajnerit të Shteteve të Bashkuara është edhe Thierry Henry, një pozicion veçanërisht i lakmuar duke qenë se Botërori 2026 do të zhvillohet në këtë vend.

“A do ta vendos emrin tim në listën e kërkesave për trajner te SHBA?

Është një temë delikate, duhet diskutuar.

Roberto Martinez pranoi ofertën e Portugalisë dhe unë nuk do ta ndjek më atë.

Nuk dua të jem më i dyti, një ndihmës trajner.

Sigurisht që kam një respekt të madh për të, ai më dha një mundësi kur askush nuk e bëri, por do të doja që unë të kisha përsëri mundësinë time”, është shprehur legjenda franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat