Lojtarja e Milanit takon presidenten Osmani: Kurrë Kosovën nuk e lëshoj prej zemrës 

Futboll

Lojtarja e Milanit takon presidenten Osmani: Kurrë Kosovën nuk e lëshoj prej zemrës 

Nga: K.G. Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 21:59
Kosovare Asllani

Futbollistja e Milanit, Kosovare Asllani, sot ka vizituar Kosovën në ditën e veçantë të shtetit tonë, 15 vjetorit të Pavarësisë.

Kosovarja u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe u nderua me medalje Presidenciale të meritave.

 “Çfarë momenti krenarie dhe nderi të pranoj medaljen Presidenciale të meritave për arritjet dhe kontributin tim brenda barazisë në sport sot në Kosovë.

Gjithashtu mora pjesë në një nga programet e Unicef dhe takova disa vajza të mahnitshme dhe ambicioze.

Sporti është një mjet kaq i rëndësishëm për të fuqizuar të rinjtë.

Faleminderit presidentes Vjosa Osmani, presidentit të FFK-së Agim Ademi, Faton Peci, ambasadës suedeze, Unicef-it dhe të gjithëve të angazhuarve që ma bëtë këtë ditë vërtet të veçantë.

Kurrë Kosovën nuk e lëshoj prej zemrës”, ka shkruar Kosovare Asllani në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat