Shqiptari i Kosovës shënon për Baselin, barazojnë me Slovanin

Futboll

Shqiptari i Kosovës shënon për Baselin, barazojnë me Slovanin

Nga: K. Goca Më: 9 mars 2023 Në ora: 23:03
Baseli feston

Baseli nuk ka shënuar fitore përkundër se avancuan dy herë ndaj skuadrës sllovake, Slovan, në takimin e parë të tetës së finales së Conference League. 

Baseli ndahet baras (2:2) me ekipin Slovan Bratisllava, në takimin që u zhvillua në stadiumin "St. Jakob - Park" në Basel.

Djaloshi nga Kosova, Zeqiri, në minutën e 40-të ka realizuar për epërsinë 2:1 por kjo nuk i mjaftoi, pasi që u barazuan shifrat në pjesën e dytë.

Për Baselin shënuan Amdouni (6') e Zeqiri (40') dhe për Slovan realizuan Medvedev (17') e Abubakari (70').

Kapiteni Taulant Xhaka u zëvendësua në minutën e 63-të e Zeqiri në atë të 78-tën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat