Faji i mbrojtjes, Interi pëson humbje nga Juventusi!

Futboll

Faji i mbrojtjes, Interi pëson humbje nga Juventusi!

Nga: K. G. Më: 19 mars 2023 Në ora: 22:46
Juventusi

Mbrojtja dhe portieri i Interit sikur të përgjumur, iu kushtoi me humbje me rezultat 1:0 nga Juventusi, në derbin e madh të Italisë.

Derbi u zhvillua në stadiumin “San Siro” në Milano.

Mbrojtja dhe portieri mbeten të hutuar në minutën e 33-të, duke e shikuar Filip Kostiqin, i cili nga 13-14 metra e ka dërguar topin në rrjetë.

Juventusi importon tre pikë dhe gradualisht po i afrohet zonës së Champions League, kur kihet parasysh se është edhe i dënuar me 15 pikë.

Pas javës së 27-të në Serie A, Napoli kryeson me 71 pikë, pasojnë Lazio me 52, Interi 50, Milani 48, Roma 47,  Atalanta 45, Juventusi 41 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat