Selektori i Anglisë: Fituam një prej ndeshjeve më të vështira në botë

Futboll

Selektori i Anglisë: Fituam një prej ndeshjeve më të vështira në botë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 13:00
Sauthgejt

Për Garet Sauthgejtin fitorja ndaj Italisë është një nga ato më të vështirat në botën e futbollit.

“Fituam një prej ndeshjeve më të vështira në botën e futbollit, jo vetëm prej cilësisë së lojtarëve që ata kanë, por edhe për shkak të natyrës historike të këtij vendi futbolli.

Nuk kemi pasur një rekord të shkëlqyer në Itali dhe kjo ishte një nga mundësitë për ta korrigjuar atë. Rekordi i Kejnit?

Jam shumë i lumtur për të.

Është një prej sulmuesve më të fortë në botë dhe herët a vonë kjo kishte për të ndodhur. Jemi me fat që kemi në skuadër një lojtar të këtij kalibri”, tha trajneri i Anglisë.

Sauthgejt fitoi ndeshjen e 50-të në stolin e kombëtares, duke u bërë vetëm i treti që e bën këtë pas Sër Alf Ramsejt dhe Uolter Uniterbotomit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat