Dardanëve nuk iu falen hapat fals

Futboll

Dardanëve nuk iu falen hapat fals

Më: 28 mars 2023 Në ora: 13:20
Kosova

Pas barazimit në ndeshjen e parë kualifikese për Euro 2024 ndaj Izraelit, Kosova rikthehet në fushë teksa pret në stadiumin Fadil Vokrri, Andorrën.

Të besuarit e trajnerit Alain Giresse do të kërkojnë me ngulm tre pikët e para në Grupin I ndërsa Dardanët janë favoritët në letër për ta fituar takimin.

Tekniku francez ka të gjithë grupin e futbollistëve në dispozicion dhe mund të bëjë disa ndryshime nga sfida e parë përballë Izraelit teksa Betim Fazliji pritet në fushë nga minuta e parë.

Mesfushori la një shije të mirë kur u fut si zëvendësues ndaj Izraelit dhe tashmë Giresse pritet t’i besojë nga fillimi.

Në sulm pritet të rikthehet si titullar Arbër Zeneli ndërsa konfirmohen Rashica dhe Vedat Muriqi. Ndeshjen e Kosovës ndaj Andorrës fillon nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat