Tahir Batatina ka një hall, i drejtohet ministrit 

Futboll

Tahir Batatina ka një hall, i drejtohet ministrit 

Nga: K. G. Më: 30 mars 2023 Në ora: 19:42
Tahir Batatina

Kryetrajneri i Llapit të Podujevës, Tahir Batatina, ka një hall si të gjitha klubet tjera, për faktin se Federata e Futbollit e Kosovës, ende nuk është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës.

Kryetrajneri i fituesit të Kupës së Kosovës, i drejtohet ministrit Hajrulla Çeku, në lidhje me gjendjen që po kalon futbolli ynë.

“Nuk po e kuptoj ministrin z. Çeku, a është duke e ditur se është Ministër i Sportit por edhe i futbollit ku dy emaila zyrtare ia kemi dërguar por nuk na është përgjigjur, prandaj kjo është shqetësuese sepse nuk po respektohen donatorët dhe njerëzit që i mbajnë klubet.

Nuk po e kuptoj nga cila fushë vjen Ministri jonë por dua t'i them se mos takimi me përfaqësuesit e 30 klubeve të futbollit mund t'i sjell problem vazhdimësisë së kampionatit dhe futbollit tonë sepse nuk është transparente dhe as etike mos të takohen përfaqësuesit e klubeve dhe ata që falë tyre Ministri Çeku shkon shikon ndeshje futbolli dhe krenohet me të arriturat e futbollit, kur je ministër je i të gjithëve dhe i sportit dhe nuk e di se çfarë të brengos të takohesh me përfaqësuesit e klubeve, atyre që ua keni vështirësuar punën e së ekzistuarit duke bërë filma dhe duke mos i respektuar as edhe Ligjin për Sponsorizim.

Brenda Ministrisë bëni shkresa të brendshme dhe ngatërroni licensimin me sponsorizimin dhe kjo ka bërë që klubet të mbetën në mëshirë të fatit e këtë Ligj, Qeveritë e kaluara e kanë miratuar në kuvend ku ju e mohoni një gjë të tillë dhe bëheni sikurse asgjë nuk dini por i dini të gjitha sepse je Ministër dhe Zoti i shtëpisë.

Nuk duhet të kërkojmë takim me Ministrin e Bujqësisë sepse nuk është i fushës tonë por me ju Ministër mos ke frikë sepse takimi ynë me ty nuk do ishte problem por nëse mendon se je nivel i lartë duhet të kuptosh se ky popull të ka vendosur aty dhe ky popull të largon nga aty.

Do na kërkosh në takim por mundemi me qenë duke menduar si t'ua sigurojmë pagat lojtarëve dhe stafit e pastaj nuk do kemi kohë të takohemi ne me ty dhe do të jetë vonë.

Komuniteti i futbollit duhet ta vlerësoj vetë mos transparencën e institucioneve karshi njerëzve që investojnë në rininë e këtij vendi”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat