Berisha në formë, shënon për barazimin e skuadrës së tij në Gjermani

Futboll

Berisha në formë, shënon për barazimin e skuadrës së tij në Gjermani

Nga: K. Goca Më: 1 prill 2023 Në ora: 17:26
Berisha feston

Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, reprezentues i Gjermanisë, ka shënuar për barazimin e Augsburgut, në udhëtim me rezultat 2:2 ndaj Wolfsburgut, në takimin e javës së 26-të të Bundesliga I.

Berisha ka shënuar në minutën e 32-të. 

Ai me një veprim individual e nga rreth 14 metra, me një goditje të fortë ka shënuan për 0:2.

Për Augsburgun shënuan Arnold (2’ - autogol), Berisha (32’) dhe për Wolfsburgun realizuan Waldschmidt (83’) e Nmecha (90+6’).

Berisha u zëvendësua në minutën e 70-të.

Wolfsburg është në vend të nëntë me 39 pikë dhe Augsburgu në të 12-tine me 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat