Futbollisti i Villarealit denoncon në polici Valverden

Futboll

Futbollisti i Villarealit denoncon në polici Valverden

Më: 9 prill 2023 Në ora: 23:19
Logo e VIllarealit

Klubi i Villareal ka reaguar pas ngjarjeve te ndodhura dje pas ndeshjes ndaj Real Madrid, te fituar ne Bernabeu.

Ne parkingun e stadiumit madrilen, lojtari i ekipit verdheblu, Alex Baena, ka pesuar nje sulm nga Valverde qe e ka goditur me grusht teksa ky i fundit po i drejtohej autobusit te ekipit te tij…

Real Madrid ende nuk ka reaguar me nje komunikate zyrtare ashtu si edhe lojtari ska reaguar. 

Nderkohe, sonte ka reaguar Villareal qe lajmeron se tashme lojtari i tyre ka denoncuar ne polici lojtarin e Real Madrid.

“Futbollisti i Villarreal CF, Álex Baena, ka pësuar një sulm mbrëmë teksa po shkonte në autobusin e ekipit pas ndeshjes së luajtur kundër Real Madrid CF në stadiumin Santiago Bernabéu.

Përballë kësaj situate, lojtari ka vendosur të bëjë denoncimin përkatës ndaj agresorit pranë Policisë Kombëtare.

Edhe një herë, Villarreal CF tregon refuzimin e tij ndaj çdo akti dhune dhe beson fort në versionin e lojtarit të tij, të cilin do ta mbështesë gjatë gjithë këtij procesi”…

Pas mosmarrëveshjes mes Valverdes dhe Baenës, edhe Mina Bonino, partnerja e mesfushorit të Real Madridit, ka dërguar një mesazh të qartë në profilin e saj në Twitter, e mërzitur nga lojtari i Villarrealit, i cili besonte se polemika në lidhje me djalin e uruguaianit:

“Duhet te shpjegoj kur me thane se shtatzania ime nuk mund te vazhdonte?

Kemi qendruar ne heshtje per thuajse dy muaj ne pritje te rezultateve per te ditur nese mund te vazhdonim ose jo duke qene se kisha lene 5 muaj si shtatzanë.

Dhimbja arrin ne kufi per nje person dhe jam lodhur me pyetjet qe me behen per datat e shendetit te djalit qe pres. 

Dhe pavaresisht kesaj, nga thellesia e zemres, uroj qe askush te mos perjetoje kete dhimbje qe kalova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat