Osmani përgëzon Mitrovicën për triumfin në Kupën e Kosovës 

Futboll

Osmani përgëzon Mitrovicën për triumfin në Kupën e Kosovës 

Nga: K. G. Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:22
Mitrovica

Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës në futboll (femrat).

Vashat mitrovicase shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj EP - Com nga Hajvalia, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Zëvendësministrja e Ministrisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Daulina Osmani, ka uruar Mitrovicën.  

“Vajzat e KFF Mitrovica fituese të Kupës së Kosovës për edicionin 2022/2023.

Së bashku me zëvendësministren e MASHTI Edona Maloku  përcjellëm nga afër finalen e Kupës së Kosovës për vajza. 

Në një ndeshje që u zhvillua me shumë pasion dhe rivalitet nga të dyja skuadrat, në minutën e 79-të, Mitrovica shënoi golin e fitores kundër KFF EF Hajvalia.  

Urime Mitrovicës mbrojtja e titullit, dhe përgëzime Hajvalisë për lojën e bukur”, ka shkruan Osmani në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat