Shkodranet triumfojnë prej 10 vitesh radhazi

Futboll

Shkodranet triumfojnë prej 10 vitesh radhazi

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:49
Vllaznia

Këtë të hënë, ekipi i vajzave të Vllaznisë fitoi për të 10-in vit radhazi kampionatin e futbollit.

Ky sezon ishte me më shumë rivalitet pasi titulli u vendos në javën e fundit në ndeshjen direkte me Tiranën.

Shkodranët fituan 3-0, duke treguar forcë në fushën e lojës.

Vajzat kuqeblu e mbyllën kampionatin me 54 pikë me 18 fitore radhazi dhe 127 gola të shënuar, dhe vetëm 1 të pësuar.

Këtë sezon Tirana ka qenë rivale e fortë duke humbur vetëm dy herë, pikërisht në përballjet me Vllazninë/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat