Manchester City rinovon kontratën me “veteranin” e skuadrës

Futboll

Manchester City rinovon kontratën me “veteranin” e skuadrës

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:37
Scott Carson, majtas

Manchester City rinovon kontratën me “veteranin” e skuadrës!

Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me portierin e tyre të tretë.

Është nënshkruar një marrëveshje e re deri në vitin 2024 për Scott Carson, portierin 37-vjeçar i cili ka qenë në skuadrën e “qytetarëve” për dy vjet dhe do të gjendet edhe për një tjetër sezon me skuadrën e drejtuar nga Guardiola.

Këtë marrëveshje të re e ka bërë të ditur Manchester City me një postim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat