Kallaku largohet me fjalë zemre nga Teuta

Futboll

Kallaku largohet me fjalë zemre nga Teuta

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:30
Kallaku

Lider i padiskutueshëm në formacionin e Teutës, Kallaku largohet nga Durrësi dhe ka firmosur zyrtarisht në Ruamani te Sepsi OSK. Ditën e djeshme lojtari është nisur drejt Rumanisë për të mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes e tashmë do të jetë një lojtari i skuadrës sumune.

Teuta nuk ka bërë asnjë afrim për këtë merkato. Fillimisht ishte mbrojtësi Albion Marku që u largua dhe më pas Gruda, e së fundmi Kallaku.

Sherif Kallaku ka vendosur t’i japë “lamtumirën” Teutës, pasi lojtari ka vendosur për një aventurë jashtë Shqipërisë dhe në këtë mënyrë ka përfunduar edhe aventura e tij te Teuta.

Zyrtarizimi u bë ditën e djeshme nga klubi durrsak, që njoftoi lamtumirën. “Faleminderit. Sherif Kallaku, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mesfushorin Kallakun për kontributin e tij me fanellën e Teutës, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej në njoftimin e klubit. Edhe vetë lojtari ka falënderuar klubin dhe shokët e ish-ekipit “Çuna doja t’ju falënderoja që të gjithëve për këtë sezon që mbyllëm bashkë. Ju uroj të gjithëve më të mirat e kësaj bote dhe sa më shumë suksese ku do që të jeni, ju jam mirënjohës për të gjitha”, e mbyll mesazhin e tij Kallaku.

Mesfushori ishte një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Edi Martinin. E ardhmja e 29- vjeçarit tashmë do të jetë te Sepsi Fc në Rumani, skuadër me të cilën ka arritur marrëveshjen. Për Kallakun është aventura e dytë jashtë Shqipërisë, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat