Kozniku dhe Mishe trajnerë të ri te Aladalah Club

Futboll

Kozniku dhe Mishe trajnerë të ri te Aladalah Club

Nga: K. Goca Më: 16 qershor 2023 Në ora: 20:09
Mishe dhe Kozniku

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku dhe ai i Kroacisë, Ante Mishe, emërohen trajnerë në skuadrën e Arabisë Saudite, Aladalah Club.

Mishe me Koznikun synojnë që me punë të ndërtojnë një ekip të fortë, që të rikthejnë në elitën e futbollit arab.

Aladalah Club ka rënë nga Premier League, ndërsa Mishe e Kozniku do të orvaten që të rikthejnë në mesin e më të mirëve.

Për Mishen dhe Koznikun, Arabia Saudite nuk është e panjohur, pasi që më parë kanë punuar edhe te skuadra Al-Faisaly.

Mishe e Kozniku me Al Arab patën fituar edhe titullin dhe Superkupën e Kuvajtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat