Gati sa nuk kacafyten në konferencën për shtyp

Futboll

Gati sa nuk kacafyten në konferencën për shtyp

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 15:07
Gabriel Heinze

Një duel pyetjesh dhe përgjigjesh, që në fund e shtyu Gabriel Heinze të hidhej në tërbim.

Në fakt, trajneri i Newell’s Old Boys ka pasur një debat të ashpër me një gazetar në konferencën e zakonshme për shtyp, pas ndeshjes ndaj Corinthians.

Gjithçka nisi me një pyetje të Pablo Gavira, korrespondent i “El Tres”, i cili kërkoi shpjegime për arsyen e zëvendësimit të Lisandro Montenegro. Tekniku filloi të përgjigjej, por u ndërpre menjëherë nga gazetari, i cili iu mbivendos.

“A do të më lësh të mbaroj? Do të më lësh të mbaroj? Apo nuk të intereson?” –  ishte përgjigja e parë e Heinze.

Në një kohë të shkurtër u rrit tensioni në sallën e shtypit për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme nga Gavira, i cili në fund e quajti trajnerin të vrazhdë.

“Po si mund të jem i vrazhdë nëse të përgjigjem dhe ti më ndërpret.

Cili është i vrazhdë në këtë rast?”, – ishte kundërpërgjigja e Heinzes, i cili më pas mori kërkim-falje nga gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat