Formacioni zyrtar/ Ndryshime të shumta, trajneri Sylvinho “përzien” kartat

Futboll

Formacioni zyrtar/ Ndryshime të shumta, trajneri Sylvinho “përzien” kartat

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 18:54 Përditësuar në ora: 19:26 më 20.11.2023
Tifozët

Formacioni zyrtar/ Ndryshime të shumta, trajneri Sylvinho “përzien” kartat

Shqipëria luan ndeshjen përmbyllëse të këtyre eliminatoreve në kuadër të Euro 2024, teksa kuqezinjtë presin në Air Albania, Ishujt Faroe. Të besuarit e trajnerit Sylvinho tashmë e kanë të garantuar pjesëmarrjen në Europianin e verës së ardhshme në Gjermani, por do të tentojnë edhe vendin e parë në grup, ku iu mjafton edhe vetëm një pikë.

Trajneri Sylvinho ndërkohë ka hapur letrat sa i takon formacionit teksa ka pesë ndryshime nga 11-tëshja e fundit që luajti ndaj Moldavisë. Kështu, Strakosha merr vendin në portë ndërsa në mbrojtje Balliu aktivizohet në vend të Hysajt. Në mesfushë pushon Ramadani dhe aktivizohet Bare ndërsa në sulm rikthehet Uzuni dhe Daku në vend të Seferit dhe Cikalleshit.

Formacioni:

Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku

Trajner: Sylvinho

Ndizet Tirana! Qindra tifozë mblidhen për të festuar kualifikimin në Euro2024

Sot Tirana feston! Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot më 20:45 kundër Ishujve Faroe në Tiranë, për sfidën e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024.

90 minutat plot emocione të kombëtares sonë do të ndiqen me një festë për kualifikim për herë të dytë të Shqipërisë në Europianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Në sheshin “Skënderbej” festa ka filluar, tifozët janë mbledhur jo vetëm për të festuar për kualifikimin e ditës së premte, por edhe për fitoren që Kombëtarja premton sot ndaj Ishujve Farove.

Shqipëria sot mund të sigurojë edhe vendin e parë në grup.  Pas ndeshjes në stadium do ketë një koncert me këngë dhe valle.

Nuk morëm bileta për sfidën ndaj Ishujve Faroe, tifo-grupi “Plisat”: Kthehemi në ditë të vështira

Shqipëria luan ndeshjen përmbyllëse të këtyre eliminatoreve në kuadër të Euro 2024, teksa kuqezinjtë presin në Air Albania, Ishujt Faroe. Të besuarit e trajnerit Sylvinho tashmë e kanë të garantuar pjesëmarrjen në Europianin e verës së ardhshme në Gjermani, por do të tentojnë edhe vendin e parë në grup, ku iu mjafton edhe vetëm një pikë.

Në stadiumin kombëtar pritet një festë e madhe nga tifozët kuqezinj, mirëpo ka edhe nga ata që kanë mbetur jashtë impiantit. I tillë është rasti i tifogrupit “Plisat”, të cilët së fundmi kanë reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se pavarësisht se ndjehen të përjashtuar nga festa, sërish do ta mbështesin gjithnjë kombëtaren. 

Reagimi:

Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.

Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.

Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, "kriminelat", "tradhëtarët"... ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

Nuk ka bileta - nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.

Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa - edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT' SHQIPNI.

Shihemi në Gjermani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat