Te Partizani rrezikojnë largimin edhe pjesëtarë të stafit drejtues

Futboll

Te Partizani rrezikojnë largimin edhe pjesëtarë të stafit drejtues

Më: 30 maj 2024 Në ora: 11:37
Olsi Rama dhe Arber Abilaliaj

Ky sezon mund të cilësohet një dështim për Partizanin. Të uqtë nuk ia dolën të fitojnë asnjë trofe, duke mbyllur sezonin në vendin e dytë.

Sigurisht pas kësaj situate pritet shumë ndryshime në radhët e klubit, teksa largimet do të prekin jo vetëm ekipin, por edhe pjesëtarë në organikën drejtuese.

Orges Shehi duket që ka marrë konfirmimin për qëndrimin në krye të “Demave”, por ky sezon duket se do të ‘faturohet’ në super e Arbër Abilalija.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se drejtori sportiv rrezikon të largohet nga kryeqytetasit, i cili mesa duket nuk ka kënaqur sa duhet krerët e klubit me zgjedhjen e tij.

Gjithsesi vera është e gjatë dhe në ditët në vazhdim do të mësohet me shumë se çfarë do të ndodhë me të kuqtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat