Besa po përgatit super skuadër për debutim në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Besa po përgatit super skuadër për debutim në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Nga: K.G.. Më: 7 qershor 2024 Në ora: 14:37
Pamje nga një ndeshje

Anëtari i ri i elitës së futbollit maqedonas, Besa e Dobërdollit, po përgatitet për sezonin e ri.

“Skuadra nga Dobërdolli për sezonin e ri është përforcuar edhe me futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Adama Samake, i cili vjen nga radhët e Makedonija GP, ku ka luajtur sezonin e kaluar:, shkruan mediumi maqedonas “Ekipa.mk”. 

Bes ka nënshkruar edhe me portierin Kostadin Zahov, i cili vjen nga skuadra e Voska Sport. Zahov sezonin e kaluar e mbrojti mirë portën e Ohrit, ku në fillim të vitit kishte ardhur nga Shkëndija. 

Futbollistët e larguar nga kampioni Struga TL, Mexhit Neziri dhe Edis Maliqi, tashmë janë pjesë e Besës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat