Vllaznia nuk e ka ndërmend të ndalet në merkato

Futboll

Vllaznia nuk e ka ndërmend të ndalet në merkato

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 19:13

Vllaznia nuk po di të ndalet në këtë merkato, teksa ditën e sotme ka bërë zyrtare një tjetër nënshkrim që vjen po prap nga akademia kuqeblu.

Hazret Shimaj është lojtari i radhës që firmos kontratë profesionale me ekipin shkodran.

Lajmin klubi i Vllaznisë e ka bërë të ditur nëpërmjet faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Përveç Shimajt, këtë vit Vllaznia ka investuar shumë në akademinë e saj, ku u ka ofruar kontrata profesionale shumë lojtarëve që kanë qenë pjesë e akademisë kuqeblu.

Si asnjë skuadër tjetër shqiptare, duket se Vllaznia po tenton të kultivojë futbollin “bio” shkodran dhe duket që e ardhmja e tyre do të përbëhet vetëm me futbollistë të qytetit verior dhe jo më nga Afrika ose ndonjë vend tjetër që e kanë për zakon klubet shqiptare në përgjithësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat