Mbrojtësi i Italisë, Rikardo Kaliafiori ka folur për Sky Sport pas fitores 2-1 kundër Shqipërisë.
“Nuk ishte e lehtë të filloja me atë disavantazh goli.
Mundohem të luaj ashtu siç luaj në klub, përgjegjësitë janë të ndryshme padyshim por përpiqem të mos mendoj.
Emocionet janë të shumta.
Sekreti është se nuk mendoj për të tjerat dhe për të marrë vetëm ndjesitë pozitive, për familjen time në tribunë apo për miqtë e mi para televizorit”, deklaroi ai.