Daliç flet para përballjes me Shqipërinë

Futboll

Daliç flet para përballjes me Shqipërinë

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 18:41
Daliç

Kroacia u mposht dje 3:0 nga Spanja, teksa në të njëjtin grup Shqipëria humbi 2:1 përballë Italisë.

Trajneri kroat ka folur ndër të tjera për kuqezinjtë duke mos treguar nëvlerësim.

“E analizova ndeshjen më vonë. Shqipëria u shfaq e barabartë me Italinë, madje mund të barazonte.

Nuk duhet t’i nënvlerësojmë, ata kanë ambicie dhe mbështetje nga tifozët, si dhe luajnë me shumë energji.

Do të duhet të kemi dominimin në fushë dhe duhet ta vendosim veten si fitues”, u shpreh Daliç.

Kujtojmë se ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë luhet në Hamburg. Më 19 qershor ora 15:00, të dyja përfaqësueset do kërkojnë pikët e para në grupin B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat