Wisla Krakow ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Llapit të Podujevës, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Europa League.
Llapjanët debutuan në Europa League por me angazhim që treguan lanë përshtypje të mirë ndaj një rivalit që disa herë ishte i rrezikshëm.
Ajo që bie në sy, atmosferë e bukur sportive, tifozët e zëshëm dhe rreth 25 mijë shikues ishin në stadium.

Pamje nga ndeshja
Vendasit shënuan shumë shpejt qysh në minutën e 2-të.
Futbollisti Igor Sapala brenda 16-shit ka dërguar goditje të fortë e mu në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0.
Portieri Avdyli ishte i pafuqishëm.
Wisla Krakow - Llapi 2:0
Stadiumi "Miejski im. Henryka Reymana", Krakow.
Shikues: 25.000.
Gjyqtar: M. Nagtegaal (Holanda).
Shënues: Igor Sapala (2’), Angel Rodado (90+5')..
Kartona të verdhë: Jaroch, Sukiennicki - Ramadani, Namani, Musolli.
Wisla Krakow: Chichkan, Jaroch, Uryga, Colley, Mikulec, Sapala (Miynski 68’), Carbo, Baena Perez (Kiakos 81’), Gogol (Dziedzic 68’), Sukiennicki dhe Rodado.
Llapi: Avdyli, Rama, Krasniqi, Ahmeti (Peci 78’), Vokrri, Useini, Baftiu, Blakçori (Bytyçi 78’), Ramadani (Musolli 46’), Namani dhe Januzi (Gashijani 73’).
Fillimi i ndeshjes kaloi në shenjë mbizotërimit të skuadrës polake, por me kalimin e kohës Llapi ka stabilizuar lojën dhe herë - herë ishin të papërshtatshëm për portën polake,
Fituesi i Kupës së Polonisë, gati sa thelloi epërsinë në minutën e 52-të. Baena Perez goditi nga afërsia por për fat të mirë të llapjanëve, topi u ndal nga traversa.
Në minutën e 90+5, topi goditi traversën, por më pas Angel Rodado nga afërsia shënoi për 2:0.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave (e enjte,16.30) në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe Llapi i kryetrajnerit Tahir Batatina ka rast që të përmbysin këtë humbje.