Lugano ka zhgënjyer shikuesit e vet duke pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Luzerni, në takimin e javës së 4-të të Kampionatit të Zvicrës.
Luganos nuk i mjaftoi goli i Shkëlqim i Vladit, i cili ka realizuar në minutën e 43-të.
Për Luganon shënuan Mahou (3') e Vladi (43') dhe për udhëtuesit Dorn (12'), Klidje (75' e 88').
Portieri Amir Shaipi, futbollistët Albian Hajdari e Shkëqim Vladi, u paraqitën standardë për Luganon.
Hajdari është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë dhe Vladi në minutën e 53-të.
Lugano pas tre fitoreve, njihet me humbjen e parë në kampionat.
Zurich kryeson me 10 pikë, ndërsa Lugano renditet në vend të 4-të me 9 pikë e Luzern në të 6-tin me 7 sosh.