E vetmja skuadër kryeqytetase që luan në shtëpi

Futboll

E vetmja skuadër kryeqytetase që luan në shtëpi

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Partizani prej tri sezonesh luan në shtëpinë e vet, në stadiumin “Arena e Demave”.

Fakti që kanë arritur të ndërtojnë shtëpinë e tyre, aktualisht e bën Partizanin ekipin e vetëm kryeqytetas, që ka luksin të luajë në shtëpinë e vet.

Që ekipet të luanin në qytetin e tyre duhej të ishte një normalitet, por aktualisht është shndërruar në një luks, të cilin e gëzon vetëm ekipi nënkampion. Tirana dhe Dinamo aktualisht nuk e kanë një stadium të tyrin ku të luajnë ndeshjet dhe herë pas here i duhet të luajnë në qytetet përreth.

Të kuqtë prej tri vitesh stërviten dhe luajnë në shtëpinë e tyre, e cila përveçse ka ulur shpenzimet ndjeshëm, ka shmangur edhe shtegtimet aspak të nevojshme.

Së fundmi krah stadiumit ka përfunduar edhe hoteli i skuadrës dhe të gjithë lojtarët që e kanë të nevojshme, janë akomoduar në këto ambiente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat