Vendimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për përjashtim të Aro Muriçit, Edon Zhegrovës dhe Florent Muslijës nën arsyetim se thyen rregullat e vendosura shkaktoi bujë të madhe në opinionin publik.
Gramos Vokrri deklaroi se nuk është dashur të bëhej e tëra kjo.
“Unë mendoj se në futboll fitorja çdo herë i mbulon dështimet edhe pse Qiproja nuk është kundërshtar i kalibrit të Rumanisë, pasi si vendas nuk kanë fitore qe dy vite”, tha Vokrri.
“Ne si popull e kemi si prirje që me i bo në disa raste pak më të mëdhaja gjërat se sa janë, e nuk jam i sigurt që është dasht me u bë gjithë kjo rrëmujë”, deklaroi Vokrri.