Pritet atmosferë madhështore në Çair, Liridon Latifi pritet të debutojë për Shkëndijen

Futboll

Pritet atmosferë madhështore në Çair, Liridon Latifi pritet të debutojë për Shkëndijen

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Derbi shqiptar të dielën luhet në Çair, ku skuadrat vëllazërore për 90-të minuta do të diskutojnë pikët e duelit të xhiros së 5-të të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Pas dy javësh pauzë ndërkombëtare, elita e futbollit vendor kthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së pestë. Shkëndija do të përballet me Shkupin në Çair, në një duel që pritet të jetë i luftuar nga dy skuadrat që kërkojnë maksimumin.

Kuqezinjtë shfrytëzuan pushimin për një mini-fazë përgatitore dhe zhvilluan një ndeshje miqësore, të cilën e fituan 3:1 ndaj Besës së Dobërdollit.

Atmosfera në kampin kuqezi është shumë e mirë, pasi Shkëndija mban vendin e parë në tabelë me 10 pikë, të grumbulluara nga 3 fitore dhe 1 barazim në 4 ndeshje.

Për këtë ndeshje, dy afrimet e afatit kalimtar, Liridon Latifi dhe Adamu Alhassan, kanë të drejtë loje për Shkëndijen.

Ndërkohë për arsye lëndimi në disponim për lojë nuk do të jetë Ronaldo Webster.

Shkupi ka pasur një fillim sezoni të luhatur, duke mbajtur vendin e 6-të në tabelë me 4 pikë nga 4 ndeshje (1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje). Ata do të kërkojnë të përmirësojnë ecurinë dhe të marrin rezultat pozitiv përpara tifozëve të tyre.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën, më 15 shtator, në stadiumin e Çairit në Shkup, me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat